KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Luftë ndaj diskriminimit të personave me aftësi të kufizuar!
Rama: Luftë ndaj diskriminimit të personave me aftësi të kufizuar!

Rama: Luftë ndaj diskriminimit të personave me aftësi të kufizuar!

Anëtarë kabinetit shqiptar janë shpërndarë në 28 qendrat e përkujdesit shoqëror në të gjithë vendin për t’u ndodhur pranë njerëzve në nevojë në amosferën e gëzuar të festave të fundviti. Vetë kryeministri Rama ishte në Qendrën Multifunksionale Komunitare në Durrës. “Ndjehem i emocionuar dhe i privilegjuar që nga ky kontakt i drejtpërdrejtë me njerëzit ne nevojë, fëmijët e veçantë, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit e vetmuar, të marr një inkurajim shumë të posaçëm” tha zoti Rama. “Falë atmosferës festive duam të falenderojmë komunitetin që mbajnë qendrën gjallë me përkushtim dhe vullnetarizmin e tyre për tu ardhur sa më shumë në ndihmë fëmijëve që këtu shoqërizohen dhe zhvillojnë kapacitetet e tyre” shtoi më tej ai. Zoti Rama shprehu shqetësimin për frekuentimin e ulët në shkolla të fëmijëve me aftësi të kufizuar. Sipas tij  64 për qind e fëmijëve me aftësi të kufizuar të moshës shkollore nuk e frekuentojnë arsimin e detyrueshëm. “Paaftësia ime nuk ekziston tek unë sepse po përdor një karrige me rrota por për shkak se mjedisi rreth meje është i paarritshëm” tha  me keqardhje një vajzë me aftësi të kufizuar. Zoti Rama tha se “Objektivi i qeverisë lidhet me luftën ndaj diskriminimit të personave me aftësi të kufizuar, sidomos kur vjen fjala tek punësimi i merituar, arsimimi i domosdoshëm i tyre dhe aksesi në shërbime”.