KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Maturantë, rruga drejt univeristetit në dorën tuaj!
regjistrimet-maturantet-eleminatoret-edi-rama-facebook

Rama: Maturantë, rruga drejt univeristetit në dorën tuaj!

Kryeministri Rama, përkundër akuzave të opozitës, e cilëson procesin e regjistrimeve në univeristete, tërësisht në dorë të vetë studenteve dhe larg ndikimeve abuzive. Në rrjetet sociale kryeministri shkruan:

“Konkurenca dhe merita, janë më në fund dhe në transparencë të plotë përpara syve tuaj! Urime e suksese të gjithëve ndër ju që tanimë e kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe janë regjistruar, ndërkohë që të tjerët mund të ndjekin në kohë reale zhvillimet për çdo degë, për të përmbushur synimin e tyre”.

Sipas tij, ka marrë fund e shkuara, të cilën s’mund ta kontrollonin, pasi zhvillohej në errësirë të plotë.

“Sot ju jeni dëshmitarët e parë të një ndryshimi epokal. Miku, fisi, partia, leku apo shansi qorr, nuk kanë më asnjë fuqi mbi fatin tuaj në këtë proces. Atë e keni në dorë ju! “-shkruan Rama.

Duke i uruar suksese, Rama i fton maturantët për të qënë të duruar.