KRYEFAQJA » LAJME » Rama, mbështetje të madhe krijimit të profesionistëve të punës

Rama, mbështetje të madhe krijimit të profesionistëve të punës

Unë zgjedh arsimin profesional”, panairi për të nxitur zhvillimin e arsimit profesional në vend, si burimi i formimit të profesionistëve, u çel në Tiranë si pjesë e projektit të qeverisë për orientimin e të rinjve për tregun e punës.

Aldo, një programues programesh kompjuterike, ftoi të gjithë të rinjtë të orientohen drejt arsimit profesional. Kryeministri Edi Rama, duke vlerësuar talentin e Aldos, premtoi reformim rrenjësor të politikës në arsimin shqiptar, duke i dhënë një mbështetje të madhe krijimit të profesionistëve të punës.

440 të rinj do të trajnohen në fushën e arsimit profesional, ndërsa 220 prej tyre, për të hartuar plane biznesi. Binjakëzimi i shkollave profesionale me ato të vendeve të BE-së, do të jetë një mundësi për të zgjidhur çështjen e punësimit.

Arsimi profesional, konisderohet si çelësi që do të rigjallëroje profesionet, por edhe do të jetë bazë për zhvillimin e vendit dhe sipërmarrjes.