KRYEFAQJA » LAJME » Rama me fermerët në Gramsh, Epokë e re ndryshimi

Rama me fermerët në Gramsh, Epokë e re ndryshimi

Kryeministri Edi Rama fton sërish fermerët të aplikojnë për të përfituar nga Fondi i Garancisë për bujqësinë. Të martën kreu i qeverisë u ndal në Gramshit, ku gjatë një bashkëbisedimi me fermerë prezantoi pikat e programit për bujqësinë.

Ndërsa sa i përket shqetësimit të banorëve për ujë mungesën e infrastrukturës, kryeministri kishte këtë përgjigje.

“Më thoni të vij sa herë të doni, se vij. Por rrugë dhe investime mos më kërkoni tani, se nuk kemi ku t’i gjejmë lekët që t’i bëjmë direkt. Do t’i bëjmë me radhë. Sa fëmijë ke? 3? I bëre përnjëherë apo me radhë? Një e nga një? Epo edhe ne me radhë do t’i bëjmë gjërat”, tha Rama. Kryeministri i bëri thirrje të rinjve në fshat të mos largohen nga Shqipëria, por të fokusohen në arsimin profesional.

Më tej kryeministri Rama pa nga afër edhe investimin prej 40 milion lekësh për rilindjen urbane të qytetit.