KRYEFAQJA » LAJME » Rama me fermerët në Korçë: rimbursimi i Tvsh-së, përmes bashkive

Rama me fermerët në Korçë: rimbursimi i Tvsh-së, përmes bashkive

Shteti do të jetë në krah të fermerit duke synuar formalizimin e tregut të produkteve të bujqësisë. Kryeministri Rama ka premtuar veprim në shumë faktorë për të nxitur prodhimin bujqësor dhe siguruar atë për konsumatorët. Duke prezantuar në Maliq të Korçës projektin e financimit të thjeshtuar për fermerët përmes projekteve me pushtetin lokal, z. Rama siguroi për partneritetin nga ana e shtetit. Me veprim në disa rrafshe, tashmë të prezantuara dhe në ekonomi të tjera bujqësore, kryeministri këmbëngul si për aplikimin e projektit të ujitjes pas reformës territoriale, titujt e pronësisë, por sidomos për aplikimin e tvsh-së së rimbursueshme për produktet bujqësore. Veprimi në shkallë të gjerë i fermerëve është i kushtëzuar dhe përdorimi i makinerive bujqësore, për të cilat z. Rama veçoi përpjekjet për t’i bërë efektive.
Kryeministri ka këmbëngulur që fermerët të përdorin lehtësitë që po iu ofron shteti dhe ekzekutivi në veçanti për të jetuar më mirë dhe për një ekonomi të përgjithshme më të mirë.