KRYEFAQJA » LAJME » Rama : Me reformën në drejtësi ne jemi shumë pranë prerjes së nyjes gordiane
Rama : Me reformën në drejtësi ne jemi shumë pranë prerjes së nyjes gordiane

Rama : Me reformën në drejtësi ne jemi shumë pranë prerjes së nyjes gordiane

Pavarësisht debateve e mosmarrëveshjeve mes maxhorancës dhe opozitës, kryeministri socialist Edi Rama vazhdon të jetë optimist lidhur me të ardhmen e Reformës në Drejtësi. Duke folur gjatë një aktivitit rajonal për luftën kundër terrorizmit, zoti Rama u shpreh i bindur se Reforma në Drejtësi do të shkëpusë Shqipërinë nga tranzicioni. Ai e quajti të mërzitshme rrugën e integrimit, pasi janë 35 kapitj që çdo vend kandiat duhet të negociojë me BE. Por “Puna nuk fillon me kapitullin e parë, por nga kapitulli 23-4 që lidhen me drejtësinë dhe sigurinë” tha zoti Rama. Sipas kreut të maxhorancës socialiste që prej tre vjetë drejton vendin, “Edhe pse Shqipëria nuk i ka filluar negociatat, ajo ka nisur një proces jetik për të ardhmen e saj europiane në formën e një Reforme në Drejtësi shumë radikale që është në prag në miratimit”. “Reforma në drejtësi do ti japë vendit tonë ritmin e nevojshëm për tu shkëputur nga faza e tranzicionit. Pavarësish kritkës që ushtrojmë në shqiptarët ndaj vetes, me reformën në drejtësi ne jemi shumë pranë prerjes së nyjes gordiane” u shpreh zoti Rama.
Ndërkaq në terren situata ka qenë e tensionuar. Një ditë pasi Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi e votoi unanimisht projektin në parim, ka patur debate të forta lidhur me ndryshimin e nenit 6/1, një propozim i ekspertëve të huaj. Ai synonte vendosjen e një afati ndalimi për personat që kanë kryer krime të rënda. “Futja e këtij neni në axhendën e reformës në drejtësi ishte një provokim dhe atentat që kërkohej ti bëhej reformës në drejtësi” reagoi ashpërsisht deputeti demokrat Eduard Halimi, i cili ka këmbëngulur në ndalimin e përhershëm të këtyre personave.  Më pas propozimi është tërhequr nga inciatorët e tij.