KRYEFAQJA » LAJME » Rama : “Më të mirët me PS”
Rama : "Më të mirët me PS"

Rama : “Më të mirët me PS”

Kryeministri Edi Rama, edhe më tej ka rikonfirmuar vendosmërinë e tij për të vijuar me reformat e mëdha të qeverisë së tij, duke deklaruar se ato nuk janë vetëm për sot, por më shumë për vitet e ardhshme. Ai zgjodhi momentin kur 200 studentë të ekselencës u anëtarësuan në FRESH, në 24 vjetorin e krijimit të kësaj organizate, e cila si slogan kishte “Më të mirët me PS”. Duke çmuar bashkimin e këtyre të rinjve me partinë më të madhe në vend, ne rrugëtimin e reformave, zoti Rama tha se kjo është një përpjekje e madhe historike për Shqipërinë. “Ne nuk po qeverisim sot për nesër, ne po qeverismin për të përcaktuar se cila do të jetë Shqipëria  pas 20-25 vjetësh” u tha ai të rinjve entuziastë.
Deklaratat e zotit Rama vijnë ndërsa debatet për reformën në drejtësi kanë marrë vemendjen maksimale. Ai  është zotuar ta kryejë  këtë reformë sikurse është shprehur “për të zgjidhur me kurajo e vullnet të mirë një hall kombëtar, jo për t’ia hedhur popullit me një pazar politik të shitur për konsensus”. Kundërshtarët e tij, veçanërisht opozita e djathtë e akuzon se do të shtjeri në dorë organet e drejtësisë, por zoti Rama e ka hedhur poshtë një gjë të tillë. Pritet që të hënën drafti i Reformës në Drejtësi  të dërgohet pranë Komisionit të Venecias, bashkë me vërejtjet e PD dhe LSI.