KRYEFAQJA » LAJME » Rama, Meta dhe Basha në një tryezë për reformën zgjedhore
Rama, Meta dhe Basha në një tryezë për reformën në drejtësi

Rama, Meta dhe Basha në një tryezë për reformën zgjedhore

Për herë të parë pas shumë vitesh, tre prej politikanëve kryesorë të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama, kryetari i parlamentit Ilir Meta dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha janë ulur në një tryezë për të diskutuar mbi Reformën Zgjedhore në Shqipëri. Sikurse njofton e dërguara e RTSH , gazetarja Denada Shkodrani, tyreza është organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendore, në nivel të përfaqësuesve të partive politike. Një ftesë i ishte drejtuar edhe kreut të shtetit Bujar Nishani, por ai nuk ishte i pranishëm, ndonëse sipas disa burimeve të besueshme ftesa ishte mirë pritur.

Kryeministri socialist Edi Rama në fjalën e tij kërkoi depolitizimin e komisioneve zgjedhore. Reforma duhet të garantojë të gjitha palët, tha zoti Rama duke shtuar se garancia të jetë e detyrushme dhe e domosdoshme. Sipas kreut të socialistëve reforma duhet të adresojë korrupsionin zgjedhor, që ndonëse është reduktuar, është i pranishëm në zonat malore. Zoti Rama kujtoi me këtë rast se refroma administrative ka dhënë mundësi për organizim më të mirë të zgjedhjeve.

Kreu i opozitës Lulzim Basha e vuri theksin në atë që e quajti korrupsioni zgjedhor, apo kanceri i zgjedhjeve. Korrupsioni zgjedhore dhe blerja e votës, janë sekrete publike tha ai. Sipas kreut të opozitës, e cila vazhdimisht ka denoncuar këto fenomene,  dy janë burimet kryesore: abuzimi me tenderat dhe paraja e krimit të organizuar. Ai edhe njëherë përsëriti tezën e njohur të opozitës për zgjedhje të parakohshme. “Establishmenti aktual nuk është në gjendje të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme, pasi parakusht janë qeveria teknike për të ulur pa paragjykim për të nesërmen” tha zoti Basha.

Kreu i parlamentit Ilir Meta vlerësoi se ka patur progres të rëndësishëm në proceset e fundit zgjedhore në Shqipëri, në krahasim me të kaluarën. Por ai cilësoi si shqetësim serioz korrupsionin zgjedhor. Zoti Meta sugjeroi krijimin e një sistemi transparent zgjedhor. LSI nuk pengon dot rritjen e partisë, por ka në dorë bërjen transparente të fondeve, tha ai. Zoti Meta kujtoi numrin e lartë të biznesmenëve në parlamentin shqiptar dhe paralajmëroi se LSI do të përcaktojë kritere të qarta për kandidatët për deputetë, apo të zgjedhurit vendorë. Ai tha se mundësia e listave të hapura në partitë që konkurojnë në zgjedhje do të forconte më shumë parlamentarizmin.

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, i cili po mbikqyr reformën në Shqipëri, ka përsëritur deklaratën e njohur. Të largohen  politikanët e korruptuar dhe me lidhje kriminale dhe emrat e tyre të mos vihen më në lista, tha ndër të tjera ai. Një thirrje u drejtoi zoti Lu edhe votuesve shqiptare, që të mos marrin para për votën e tyre.

Prania e zoti Rama, Meta dhe Basha në një tryezë, gjuha e zgjedhur e tyre, vlerësohen si një hap në drejtimin e duhur për të ulur tensionin midis palëve dhe për të shkuar drejt konsensusit për reformën në drejtësi, aq e kërkuar nga ndërkombëtarët.

Por ndërkaq takimi i së martës mbi reformën zgjedhore, ka frymëzuar spekulimet e kohëve të fundit se Shqipëria po përgatitet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në fakt kjo kërkesë është artikuluar nga opozita e djathtë e cila thotë se vendi po përjeton krizë. Por kryeministri socialist Edi Rama, e ka hedhur poshtë një deklaratë të tillë, duke thënë se në krizë është vetëm PD. Sipas ligjit shqiptar zgjedhjet e e ardhshme do të duhet të mbahen në mesin e vitit 2017, kohë në të cilën për koincidencë do të duhet të zgjidhet edhe kreu i ri i shtetit.

(Vijon)