KRYEFAQJA » LAJME » Ndryshimet në qeveri, Rama: Sajesë e medias! Meta: Duhen impulse te reja!
Maxhoranca e majtë i thotë "PO" propozimit të SHBA dhe BE

Ndryshimet në qeveri, Rama: Sajesë e medias! Meta: Duhen impulse te reja!

Kryeministri socialist Edi Rama ka hedhur poshtë zërat se kabineti i tij do të riformatohet. Deklaratat e tij zoti Rama i ka bërë në përfundim të mbledhjes së grupit socialist. Madje tonet e tij kanë qenë ironike me mediat shqiptare. “Ju i thoni, ju i shkruani vetë dhe më pas besoni ato që shkruani. Ndryshime në qeveri, të sajuara” u tha zoti Rama gazetarëve pas takimit.
Nga burime të buesueshme mësohet se, në takim kryeministri dhe kryetari i PS u ka kërkuar të zgjedhurve socialistë pjesmarrje aktive në parlament, përfshirë edhe votimin e disa ligjeve të rëndësishme. Në fokusin e pmbledhjes duket se ka qenë edhe riorganizimi i PS, për ti paraprirë zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017. Kreu i PS ka kujtuar se një nga premtimet e tyre ka qenë që numri i anëtarësisë socialiste të arrijë në 150 mijë, nga pak më shumë se 100 që është aktualisht.

Por në një zhvillim të mëvonshëm kreu i LSi Ilir Meta, ka deklaruar se qeverisë i duhen impulse te reja. Duke folur pas mbledhjes së një forumi të partisë së tij zoti Meta tha se kërkesa e tij synonte standartet më të larta të qeverisjes. Bashkëkryetari i maxhorancës shpreh nevojën e finalizimin me konsensus dhe shpejtësi të procesit të dekriminalizimit, ndërsa nënvizoi nevojën e një debati publik për reformën në drejtësi.