KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama ndryshon krerët e doganave dhe tatimeve
Rama ndryshon krerët e doganave dhe tatimeve

Rama ndryshon krerët e doganave dhe tatimeve

Kryeministri Edi Rama duket se ka vendosur të ndryshojë drejtimin e dy sektorëve të rëndësishëm që furnizojnë buxhetin e shtetit, doganave dhe tatimeve, njoftojnë burime të ndryshme informacioni, por të pakonfirmuara zyrtarisht. Sipas tyre në dogana ai ka emëruar si drejtore të përgjithshme Belinda Ikonomin, e cila deri tani ka qenë këshilltare pranë kryeministrit. Ndërsa drejtorinë e përgjithshme të tatimeve zoti Rama ja ka besuar Vasilika Vjeros, drejtore e QKR. Në fakt duket se kemi të bëjmë me rokada në këto poste. Numri një i tatimeve Briseida Shehaj, do të jetë jetë zv/ministre e Zhvillimit Ekonomik, ndërsa numri një i doganave Pranvera Fagu do të marri drejtimin e QKR. Zëvendësministrja e deritanishme e financave Irena Beqiraj, do të jetë këshilltare pranë zoti Rama. Ende nuk ka komente rreth këtyre ndryshimeve, por si doganat ashtu edhe tatimet kanë qenë sektorët më të sulmuar nga opozita sipas saj për mosrealizime, ndonëse qeveria thotë të kundërtën. Sipas mediave dy zyrtaret e larta të doganave dhe tatimeve janë bashkëpunëtore të afërta të zotit Rama në kohën kur ai ka qenë  kryetar i Bashkisë së Tiranën.