KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Ndryshoni konceptet për punësimin!
Rama: Ndryshoni konceptet e punesimit!

Rama: Ndryshoni konceptet për punësimin!

Autoritetet shqiptare gjithnjë e më shumë po i kushtojnë vemendje arsimit dhe trajnimit profesional, si një mënyrë për ulur papunësinë në Shqipëri. Në Konferencën “Profesionet më të kërkuara­-Ekonomia Shqiptare ka nevojë për aftësi të mira”, të mbajtur të martën në Tiranë, kryeministri shqiptar Edi Rama kërkoi ndryshimin e koncepteve për punësimin, veçanërisht punësimit në sektorin shtetëror dhe atë privat. Sipas tij në zyrat e punës janë mbi 26 mijë vende të lira punë, por sondazhet tregojnë se 70 për qind e të rinjve të papunë duan të punësohen në shtet. Duke bërë thirrje për t’ju drejtuar për punë edhe sektorit privat, kryeministri tha: “Ka vende pune për njerëz me arsim të lartë dhe për njerëz pa shkollë. Unë i kuptoj ata pa shkollë që duan të punojnë drejtorë. Por nuk i kuptoj ata që janë pa punë dhe kanë një diplomë që refuzojnë të shkojnë të punojnë në privat” tha zoti Rama. Deklarimet e kryeministrit shqiptar shihen edhe si një parlalajmërim për nisjen e një reformë edhe në administratën publike, e cila sipas tij ka një efektivitet të ulët në punë. Zoti Rama ironizoi duke thënë se puna në shtet, shumë shpesh stresin më të madh ka, a e fiton apo jo lojën me letra!