KRYEFAQJA » LAJME » Rama, në 32 muaj qeverisje janë ndërmarrë operacione jetike për ekonominë dhe biznesin
rama

Rama, në 32 muaj qeverisje janë ndërmarrë operacione jetike për ekonominë dhe biznesin

Miratimi i Reformës në Drejtësi do të shtoje garancitë për biznesin dhe investitorët e huaj. Duke iu përgjigjur shqetësimit të një sipërmarrësi në lidhje me zvarritjet në gjykata, kryeministri Edi Rama,u shpreh se e vetmja zgjidhje, është miratimi i paketës së reformës në drejtësi.

Ligji i ri i pronave, sipas kreut të qeverisë, zgjidh në mënyrën më të përshtatshme, çëshjen e pronësisë, aq vendimtare për thithjen dhe garancinë e instimeve të huaja.

Për kryeministrin Rama, në 32 muaj të qeverisë që drejton, janë ndërmarrë operacione jetike për ekonominë dhe biznesin, të cilat shmangen falimentimin e shtetit dhe formalizuan ekonominë.

Duke renditur operacionin kundër informalitetit, reformën në arsimin profesional, reformimin dhe modernizimin e administratave tatimore dhe doganore, kryeministri Rama tha se klima e biznesit është përmirësuar ndjeshëm.Temat u diskutuan në forumin “Reforma në ekonomi dhe klima e biznesit”.