KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Në arsimin e lartë ka ndodhur ndryshim thelbësor
Rama: Pagat në universitete do të rriten

Rama: Në arsimin e lartë ka ndodhur ndryshim thelbësor

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kuotat bosh në universitetet publike do të plotësohen deri më 27 tetor. Kjo është pëgjigjia që zoti Rama i jep opozitës e cila nëpërpmjet shefi të saj Lulzim Basha e konsideroi 20 tetorin e sivjetshëm, datën zyrtare të çeljes së vitit akademik 2016-2017, si datën më të trishtë të 26 viteve të fundit. Por zoti Rama nga Fejsbuku këmbëngul për të kundërtën. “Vetëm pas pak ditësh do të shikoni çfarë ndryshimi thelbësor ka ndodhur, dhe çfarë cilësie është garantuar në gjithë këtë proces pikërisht për shkak të raundeve dhe të filtrit që bëhet automatikisht nga sistemi duke bërë të mundur diçka që deri dje ishte utopi që të gjithë ata të cilët reshtohen në çdo listë për të filluar jetën universitare rreshtohen sipas meritës së tyre” shkruan ai.
Për kryeministrin do të jenë universitetet private që do të kenë kuota boshe. “Ka një shtyrje disaditore për një arsye shumë të thjeshtë objektive, që vitin e ardhshëm do të adresohet duke e kondesuar procesin dhe duke lënë më pak kohë për ankimimet” paralajmëroi zoti Rama.
Çështja e arsimit të lartë ishte e pranishme dha në dabatin e sotëm parlamentar.