KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Dibër
Edi Rama, Diber, zgjedhjet bahkiake, mbyllja

Rama në Dibër

Kryeministri Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste ka shkuar sot në Dibër për të falenderuar nga afër të gjithë ata që votuan në zgjedhjet e ditës së djelë për kryetar të kësaj bashkie. Z. Rama ka ndarë falenderimet për votuesit e kandidatit të majtë, ndërsa i ka cilësuar fyese, akuzat e opozitës për sovranin. Kush fyen sovranin, ka fyer të gjithë banorët e Dibrës, ka deklaruar kryeministri, duke kujtuar se përpara rezultatit Partia Demokratike i shpalli zgjedhjet në Dibër si test kombëtar. Ne ofruam një produkt vendi dhe jo të importuar, tha Rama për kandidatin e majtë, tashmë kryetar bashkie, duke e parë këtë si faktor të zgjedhjes së suksesshme. Fitorja e thellë është detyrim i madh ndaj Dibrës, ka vlerësuar kryeministri, detyrim që e ka parë në plan më të gjerë edhe si borxhe të politikes ndaj popullit.