KRYEFAQJA » LAJME » Rama : “Ne duam të lemë pas një gur themeli në Shqipërinë e gjeneratës tjetër”
Rama : "Ne duam të lemë pas një gur themeli në Shqipërinë e gjeneratës tjetër"

Rama : “Ne duam të lemë pas një gur themeli në Shqipërinë e gjeneratës tjetër”

Akuzave të shumta të kundërshtarëve brenda dhe jashtë PS se ka kriminalizuar partinë dhe politikën, kryeministri dhe kreu i PS Edi Rama ka zgjedhur t’ju përgjigjet të shtunën në Asamblenë e Forumit të Gruas Socialiste. Duke kujtuar përpjekjet e PS për rritjen e pjesmarrjes së numrit grave e vajza në politikë dhe drejtim, zoti Rama tha se ” “Sot nuk kemi kuvendin e krimineleve, por kuvendin me numër më të madh të grave dhe vajzave”. “Pëpjekja për kriminalizimin e PS, është e atyre që janë të vegjël para sfidave që ka vendi” tha ai, duke shtuar se “Kjo është një përpjekje nga ata që i kanë varur shpresat te kriminalizimi i çdo shprese, i çdo vendimarrje, i çdo reforme”. Për zotin Rama PS është partia që ka barrën të ndërtojë e rindërtojë, të rezistojë përballë të vjetrës. Kreu socialist pranoi se PS është jo e përsosur, por është shprehja e ambicies për Shqipërinë e gjenerates tjetë. Kryeministri Rama pranoi gjithashtu se reformat kanë qenë të dhimbshme, por sipas tij për të kuruar thellësisht plagët. Ai e quajti të pashmangshme përballjen me baltën dhe se shpifjet nuk mbarojnë, por këmbënguli “Ne duhet të shkojmë përpara, të mos harrojmë pse morëm përsipër rrugën më të vështirë, se duam të lemë pas një gur themeli në Shqipërinë e gjeneratës tjetër”.