KRYEFAQJA » LAJME » Rama në FB: Berisha sulmon Xhafajn,për reformën
Rama në FB: Berisha sulmon Xhafajn,për reformën

Rama në FB: Berisha sulmon Xhafajn,për reformën

Kryeministri Edi Rama,në një postim të posaçëm në rrjetet sociale,për ish kryeministrin Sali Berisha,e akuzon atë se po nëpërkëmb familjarët e kundërshtarëve politike. Duke dalë në krah të njeriut që e cilëson si shtysën e reformës në drejtësi, Fatmir Xhafajn, vëllai i të cilit akuzohet nga ish kryeministri Berisha si i lidhur me precedentë penale,Rama shkruan:

Prandaj, aspak rastësisht, Saliu e ka ndërmarrë fushatën e tij të ndyrë të radhës këtë herë, për të baltosur Fatmir Xhafajn! Dhe në stilin e tij të vjetër e të neveritshëm bolshevik, ka ngritur një akuzë mbi një histori të sajuar këmbë e krye, për të vëllanë e Fatmirit. Një histori me drogë venezuelane, për babain e dy fëmijëve që është në punën e tij të ndershme dhe ka vetëm një faj: Eshtë vëllai i njeriut që drejton Komisionin e Posaçëm Parlamentar për reformën më të rëndësishme dhe më të vështirë të 25 vjetëve të fundit!

Kryeministri sqaron se shënimi vjen për të shprehur mbështetjen publike për Fatmir Xhafajt dhe familjen e tij, solidaritetin qytetar e njerëzor, duke përbuzur publikisht fushatën që po bën kundër tij.