KRYEFAQJA » LAJME » Rama në fb: Së shpejti nis ndërtimi i parkingut nëntokësor në sheshin Skënderbej
Rama parkingu ne sheshin skenderbej

Rama në fb: Së shpejti nis ndërtimi i parkingut nëntokësor në sheshin Skënderbej

Së shpejti pritet të nisë ndërtimi i parkingut nëntokësor në sheshin Skënderbej. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, ku paraqet edhe imazhe se si do të jetë ky parking; me dy kate, por edhe me hapësira ku ofrohen shërbime. Për projektin, Kryeministri shpjegon se është realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë Qeveri-Bashki. Sipas tij, “sheshi Skënderbej, i degraduar prej disa vitesh në një kartodrom absurd, do t’u rikthehet plotësisht qytetarëve, në formën e një hapësire publike pa makina e të rrethuar nga një kurorë e gjelbër, e cila do të jetë një shembull rrezatues i Rilindjes Urbane”. Pak minuta më vonë, projekti i parkingut të ri nëntokësor të Tiranës u publikua edhe në faqen në Facebook të kryebashkiakut të kryeqytetit, Erion Veliaj. “Një rrugë e dy punë – shesh fantastik sipër, e parking të bollshëm poshtë për të lënë makinën e shijuar Sheshin Skënderbej e Tiranën me familjen”, komenton Veliaj.

Para Mbrapa
Parkingu ne sheshin skenderbej (9)
Parkingu ne sheshin skenderbej (1) 
Parkingu ne sheshin skenderbej (2)  

Parkingu ne sheshin skenderbej (3)
Parkingu ne sheshin skenderbej (4) 
Parkingu ne sheshin skenderbej (5)  

Parkingu ne sheshin skenderbej (6)
Parkingu ne sheshin skenderbej (7) 
Parkingu ne sheshin skenderbej (8)  
Para Mbrapa