KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama : Në fund të mandatit rritja e ekonomisë 4 përqind
Rama te konferenca vjetore e bankës së shqipërisë

Rama : Në fund të mandatit rritja e ekonomisë 4 përqind

Kryeministri Edi Rama në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë konfirmon se rritja ekonomike në fund të mandatit të tij të parë do të jetë në nivelin 4 për qind. Duke akuzuar qeverinë e djathtë që në 8 vite la rreth 720 milion dollarë borxhe të fshehura për punë të papaguara, zoti Rama tha se pas 3 vite reforma ekonomia po ndjen trend rritje pozitive me fokus nga konsumi. Kryeministri Rama tha se u shmang kolapsi financar në fund të 2013 për shkak të pamundësisë së likujditetit të pagave dhe vlerësoi rolin e Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të tjera për koordinimin e masava që shmangën rënien e ekonomisë në një krizë të thellë me pasoja afatgjata.

Governatori i BSH Gent Sejko, tha se analizat tregojnë trendin pozitiv të rritjes ekonomike. Duke vlerësuar kushtet e kreditimit, guvernatori Sejko parashikon përmirësim të kredive me probleme, ndërsa për kryeministrin Rama, përmirësimi me 4.6 pikë i portofolit të kredive me probleme, është tregues i politikave efikase të BSH.

Problematike mbeten kufinjtë dhe barrierat jo tarifore  të shkëmbimeve tregtare mes vendeve të rajonit që nuk janë stimuluese. Në Konferencën Kombëtare të BSH u diskutuan edhe efektet negative të BREXIT, që sipas Sejkos,deri më tani ato direkte janë në nivelin 1.1 përqind, por që potenciali i rrezikut mbetet i lartë.