KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Gjirokastër
edi rama, gjirokaster, pazari, programi i rilindjes, shtepia muze

Rama në Gjirokastër

Nga Gjirokastra, kryeministri Edi Rama u zotua se qeveria do të vijojë investimet në këtë qark përmes programit të rilindjes urbane për ti dhënë hov ekonomisë lokale.

Viziten e zgjatur në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama tha se e shfrytëzoi për të bërë edhe një analizë me disa nga ministrat socialist të kabinetit se si duhet të rritet ritmi i qeverisjes.

Veç inspektimit të punimeve në pazarin karakteristik të qytetit, kryeministri bashkë me anëtarët shoqërues të kabinetit bënë një ndalesë të veçantë në shtëpine muze të shkrimtarit Ismail Kadare.