KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Hong Kong
Rama në Hong Kong

Rama në Hong Kong

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nis të hënën një vizitë në Hong-Kong, ku do të ketë disa takime të rëndësishme si edhe do të marrë pjesë në një Forum Ekonomik mes Shqipërisë dhe Hong Kongut. Sipas zyrës së tij të shtypit zoti Rama do të zhvillojë takim me Kreun Ekzekutiv të Hong Kongut, Leung Chun-ying, si dhe do të ketë një takim edhe me Komitetin e Energjisë së Kinës (“China Energy Fund Committe”). Ndërsa mësohet se ditën e martë, kreu i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik mes Shqipërisë dhe Hong Kongut (“Hong-Kong and Albania Trade & Investment Forum”). Zoti Rama shoqërohet nga mnistrat Ahmetaj, Gjiknuri, guvernatori i BSH Sejko si dhe biznesmenë të njohur nga Shqipëria.