KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Kavajë: Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur
Rama në Kavajë: Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur

Rama në Kavajë: Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur

Dy vjet e gjysëm nga ardhja në pushtet kryeministri socialist Edi Rama, vlerëson se vendi po ecën çdo ditë përpara në drejtimin e duhur. Zoti Rama i bëri vlerësimet e tij në Kavajë, dikur bastioni i demokratëve e cila po drejtohet aktualisht nga socialistë. “Po ecim çdo ditë përpara në drejtimin e duhur dhe njerëzit nuk janë budallenj që të hanë ato që i shërbehet nga politika e vjetër. Njërëzit shohin e kuptojnë se kush është drejtimi dhe zgjedhja e duhur. Në Kavajë kanë bërë 3 herë rresht zgjedhjen e duhur dhe kanë mundur të shohin transformime, por ajo që do të bëjmë do të jetë edhe më shumë se ç’është bërë” tha zoti Rama gjatë takimit me anëtarë dhe simpatizantë të PS të martën. Sipas tij “Ka shumë probleme për të zgjidhur e për këtë arsye duhet të vazhdojmë rrugën e reformave për të bërë shtet dhe shtet në këtë vend mund të bëjë vetëm PS-ja”. Kryeministri socialist tha se “Pikërisht pse kemi ndërmarrë rrugën e reformave që të tjerët nuk guxuan ta mendonin, e jo më ta bënin, sot kemi rezistencë vulgare prej kundërshtarëve të reformave”. Zoti Rama solli si shembull sulmet ndaj ministrit të shëndetësisë, i cili sipas tij është më i sulmuari pasi ka prekur interesa. “Beqaj i ka kursyer popullit 70 milionë dollarë për ilaçe që shkonin diku tjetër. Të mos lejosh të dalin nga xhepat e popullit këto para, do të thotë që të lëndosh ata që ishin mësuar t’i merrnin” tha kryeministri.