KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Kongresin e PBDNJ: Reforma në Drejtësi, përtej partive politike
Pas llahutin dhe Lu, edhe Rama i thotë "Po" Metës

Rama në Kongresin e PBDNJ: Reforma në Drejtësi, përtej partive politike

I pranishëm në kongresin e PBDNJ-së ku është prezantuar programi politik i kësaj force, kryeministri Edi Rama ka folur për reformën në drejtesi, duke thënë se ajo duhet të shkojë përtej partive politike. Kreu i qeverisë tha se nëse duam drejtësi, prokurorët e gjykatësit e vendit, duhet të kalojnë në skaner.
“Nëse ne duam të kemi një pushtet gjyqësor real pa parë se sa i gjatë je, sa para ke, se me kë je i lidhur. Ne duhet që të gjithë prokurorët dhe gjykatësit e këtij vendi t’i kalojmë në skanderin e një radiografie etike dhe profesionale. Reforma është shembja e strukturës që kemi, ajo nuk funksionon, është tërësisht e kapur dhe e korruptuar. Nga ana tjetër, ne mund ta shembim shtëpinë e vjetër dhe mund të ndërtojmë një shtëpi të re për sistemin e drejtësisë. Por, a mundet që pastaj t’i marrim t’i transferojmë banorët e shtëpisë së vjetër, ata që e bënë shpinë rrënojë në shpinë e re pa i kaluar më parë në një filtër, në një skaner etik dhe profesional. A mund të vijnë prokurorët dhe gjykatësit pasi ne miratojmë reformën në drejtësi dhe të gjejnë dhe të mbeten në sistem sikur asgjë nuk ka ndodhur pa dhënë llogari për pasuritë e tyre. Ka gjykatës në Shqipëri që kanë deklaruar 18 shpëpi.Ka gjykatës që justifikojnë pasuritë e tyre si dhurata të motrës nga Australia, të vjehrrës nga Amerika, të krushkut nga Zelanda e Re, e kështu me radhë. Mbase atyre ju ka rënë fati që në çdo kontinent të kenë nga një motër, nga një krushk dhe nga një vjehërr. A mundet që këta të vazhdojnë në sistem pa provuar më parë se krushqit janë të vërtetë dhe se motrat janë të vërteta dhe se kanë pasur mundësitë financiare për t’i bërë këta pasunarë.”
Kryeministri Rama ka vijuar më tej duke thënë se propozimi i mazhorancës nuk sugjeron një sistem drejtësie të kapur nga Partia Socialiste, dhe se më 21 Korrik nuk do të miratohet thjesht një ligj, por fati i gjeneratës tjetër.
“Nenin 88 e gjithë bota e lexon ndryshe dhe vetëm Partia Demokratike e lexon ndryshe. Më 21 korrik përcaktohet fati i një gjenerate dhe jo i një ligji. Kush thotë diçka tjetër, ka arsyet e veta. Të mos votosh për t’i detyruar partitë të bëjnë një hap mbrapa dhe për t’i hapur rrugë një procesi të mbikëqyrur ndërkombëtarisht, kjo ështe e pafalshme. Ne kemi dhënë konsensus për të siguruar pjesëmarrjen e partive në përzgjedhjen e komisionit të vettingut, por jo me vende të rezervuara”.
Kreu i ekzekutivit Rama ka folur edhe për çështjen e pronës, duke thënë se historia e saj në 25 vitet e fundit në vendin tonë, është më e pabesueshmja për një vend në mes të Europës. “I ka dalë pronari Butrintit. Butrinti me pronar, sikur t’i dilte pronari Akropolit. Historia e pronave në Shqipëri është historia më e pabesueshme. Shfaqen pronarë që s’kanë asnjë dokument mbi pronën” tha ai.