KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Lezhë takim me fermerët
Rama në Lezhë takim me fermerët

Rama në Lezhë takim me fermerët

Kryeministri socialist Edi Rama ka vazhduar edhe më tej takimet e intensive me fermerët. Në fashatin Troshan të Lezhës, që është përmbytur ditë fundit, ai tha se  “Kjo zonë është provë rrënqethëse se si fshati ishte braktisur. Këtu kanë ndodhur vetëm dëme me bagëtitë dhe prodhimin”. “Duhet që problemi i kanaleve ujitëse dhe kulluese të mos ekzistojë më, por të zgjidhet përgjithmonë” tha zoti Rama. Ai bëri të ditur se po punohet për të krijuar një flotë të re makinerish, e cila do të jetë në dispozicion të shtetit dhe pushtetit vendor sa herë të jetë e nevojshme, veçanërisht kur ka përmbytje dhe raste emergjente.
Ashtu si dhe në takimet e tjera me fermerët zoti Rama ka përmendur nevojën e financimit. “Duam të krijojmë një linjë të re financimi për fshatin, e garantuar nga shteti” tha zoti Rama. Ai lajmëroi se po punohet për hartimin e ligjit për agro-turizmin, “një hallkë e munguar në legjislacion që ka të bëjë me bujqësinë”.