KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama në Lushnjë: Formalizohuni! Nuk do të kemi asnjë taksë për prodhimin e fermerit!
Rama në Lushnjë: Formalizohuni! Nuk do të kemi asnjë taksë për prodhimin e fermerit!

Rama në Lushnjë: Formalizohuni! Nuk do të kemi asnjë taksë për prodhimin e fermerit!

Pas aksionit për formalizimin e bizneseve në qytet, kryeministri Edi Rama duket se po synon edhe formalizimin e bizneseve buqësore në fshat. Ai ishte të martën në Lushnjë, ku inspektoi dy investime të rëndësishme, përfituese nga skemat mbështetëse të Agjensisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR-së). Kryeministri i bëri thirrje fermerëve për t’u pajisur me NIPT, ç’ka sipas tij nuk ngarkon me asnjë taksë fermerin, por thjesht e formalizon atë. “Është shumë e rëndësishme të merrni NIPT-et, dhe mos dëgjoni horrat që ju tregojnë përralla me gogol që po morët NIPT-in do paguani taksa. Po morët NIPT-in do të hyni në sistemin formal dhe do të mund të merrni rimbursimin nga TVSH-ja që sot e merr grumbulluesi, sepse ju jeni të pa formalizuar. Duke u formalizuar, në momentin që ti i jep grumbulluesit një sasi prodhimi në bazë të çmimit i kërkon mbrapsht edhe përqindjen e TVSH-së. Pra, nuk e merr më grumbulluesi, por e merrni ju. Me NIPT-in, jo që nuk do paguani më shumë, por do fitoni atë që në fakt sot e merr grumbulluesi, sepse ai është i formalizuar. Nuk kemi dhe nuk do të kemi asnjë taksë për prodhimin e fermerit që prodhon. Asnjë taksë! Mos dëgjoni kukuvajkat që duan vetëm natë dhe që ju shqetësojnë natën” spjegoi në detaje zoti Rama.
Ai bëri të ditur se në fillim të vitit të ardhshëm bëhet efektiv Fondi i Garancisë prej 300 milionë euro, i vlefshëm për tre vitet në vazhdim, në dispozicion të fermerëve dhe sipërmarrësve agrobujqësorë. Ky fond është një program i përbashkët me BERZH, që do t’u mundësojë atyre financimin nga bankat e nivelit të dytë jo me kredi tregtare, por me kredi me kushte shumë të lehtësuara dhe me qeverinë përmes AZHBR-së si garant.