KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama në Kafaraj: Luleshtrydhet “Made in Albania” edhe në BE
Rama në Novoselë: Luleshtrydhet "Made in Albania" edhe në BE

Rama në Kafaraj: Luleshtrydhet “Made in Albania” edhe në BE

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria e tij ka vënë në zbatim një skemë mbështetje për bujqësinë me një vlerë 300 milionë euro. Duke folur në Kafaraj të Fierit, një nga zonat më të goditura nga përmbytjet një vit më parë, zoti Rama tha se fermerëve të zonës do t’u jepen kredi të ulta nga bankat tre vitet e ardhshme. Kryeministri përshëndeti këmbënguljen e fermerëve të zonës e cila ka sjellë si risi kultivimin e luleshtrydheve. Në 90 hektarë sera synohet të merren 70 ton luleshtrydhe të cilat synojnë që marka Made in Albania të shkojë jo vetë në vendet  rajonit, por edhe BE. Zoti Rama gjeti rstin të falenderojë USAID-in i cili që prej një viti është gjetur pranë fermerëve. Ambasadori amerikan Donald Lu është shprehur se “pas kesaj përmbytjeje nuk besoja se do përmirëohej situata kaq shumë”. Por zoti Lu tha se me partnerët “mundëm të financonim jo vetëm këtu,  por në të gjithë Shqipërinë 750 mij dollarë. Ai shtoi më tej se me reformën territoriale krijohen më shumë financime për kullimin dhe ujitjen.

Para Mbrapa
Luleshtrydhet-Made in Albania 1
Luleshtrydhet-Made in Albania 5
Luleshtrydhet-Made in Albania
Luleshtrydhet-Made in Albania 2
Luleshtrydhet-Made in Albania 3
Para Mbrapa