KRYEFAQJA » LAJME » Rama në OKB
Rama në OKB

Rama në OKB

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ndodhet në SHBA, për të marrë pjesë  në punimet e samitit të thirrur nga presidenti amerikan Barak Obama. Takimi i liderëve botërorë do të diskutojë mbi sfidat dhe përballjen me Shtetin Islamik (ISIS) dhe ekstremizmin. Zoti Rama është ndër 12 liderët botërorë që do të mbajnë fjalim lidhur me këto çështje. Zoti Rama në deklarimet e tij për këto çështje e ka quajtur Shtetin Islamik si kërënim serioz, ndërsa ka vlerësuar se përshpejtimi i integrimit europian të vendeve të Ballkanit është përgjigjia e duhur ndaj tij.
Në Shqipëri popullsia u përket tre besimeve fetare të cilat jetojnë në tolerancë harmoni me njëra – tjetrën, ç’ka vlerësohet si një vlerë e madhe e shoqërisë shqiptare. Besimi fetar u rikthye në Shqipëri afro dy dekada e gjyësm më parë pas ndalimit të dhunëshm për afro pesë dekada nga regjimi komunist.