KRYEFAQJA » LAJME » Rama në parlament: Opozita i ka shpallur luftë Reformës në Drejtesi
Rama në parlament: Opozita i ka shpallur luftë Reformës në Drejtesi

Rama në parlament: Opozita i ka shpallur luftë Reformës në Drejtesi

Kryeministri socialist Edi Rama akuzoi PD e opozitës se i ka shpallur luftë Reformës në Drejtësi, por shprehu vendosmërinë e maxhorancës për të çuar përpara këtë reformë. Deklaratat e tij zoti Rama i bëri në seancën parlamentare të së enjtes e cila nisi me këmbënguljen e opozitës për mbajtjen e një referendumi për ligjin e mbetjeve. Por përkundër kësaj kërkese zoti Rama tha se sistemi i drejtësisë është kazani më i madh i mbeturinave të korrupsionit. “Vetëm një referendum do të ishte sot i sinqertë nëse propozohej nga PD atë për të ndërprerë procesin e integrimit në BE apo përzënë ambasadën amerikane” ironizoi zoti Rama opozitën. Duke këmbëngulur se Reforma në Drejtësi e tmerron opozitën e djathtë, kryeministri Rama tha se me sjelljen e saj djallëzore ajo po kërkon ta minojë këtë reformë. Sipas tij kjo duket nga dërgimi në Gjykatën Kushtetuese i ligjit për vettingun dhe gjoja vota pro për ligjin e SPAK-ut. ““Kjo tregon sesa djallëzore është vota për SPAK, pasi SPAK nuk ka shans të funksionojë nëse të gjithë mekanizmat nuk funksiojnë së bashku. Duan një SPAK me prokurorë si ai që i merrte qytetarit 18 mijë euro nga paratë e qytetarit. Nuk mund të ketë SPAK pa u vettingun” tha zoti Rama. Seanca vazhdon.