KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Perondi, takohet me fermerët për bujqësinë

Rama në Perondi, takohet me fermerët për bujqësinë

Nga Fshati Perondi i Kuçovës, kryeministri Edi Rama premtoi më shumë investime dhe mbështetje për fshatin dhe fermerët. Sipas tij, realizimi i reformës territoriale, ka mundësuar tranformimin e kushteve të realitetit të qeverisjes vendore në funksion të zhvillimit ekonomik, urban dhe social. Kryeministri Rama nuk la pa përmendur faktin se kjo reformë i ka hapur rrugë dhënies së titujve të pronësisë fermerëve.

Kryeministri tha se mbështetja e dhënë fermerëve është e një rëndësie të veçantë dhe për këtë arsye është krijuar edhe fondi i garancisë, ndërsa ftoi fermerët të bëjnë në mënyren e duhur aplikimet për të përfituar kredi përmes këtij fondi.

Në lidhje me disa çështje të infrastrukturës rrugore lokale të paraqitura nga fermerët prezent në takim, kryeministri sqaroi se po bëhet e pamundura në këtë drejtim, ndërkohë që janë shlyer borxhet e trashëguara nga qeveria e mëparshme, të cilat kapen shifrën e 720 milion dollarëve dhe për momentin është vënë një fond prej 100 milion dollarësh në funksion të rritjes së rrogave dhe pensioneve. Kryeministri Rama gjithashtu bëri të ditur se në mbështetje të fermerëve po ngrihen pikat e grumbullimit për unifikimin dhe organizimin e eksporteve të produkteve bujqësore.