KRYEFAQJA » LAJME » RAMA INSPEKTON RRUGEN QUKES – QAFE PLLOÇE

RAMA INSPEKTON RRUGEN QUKES – QAFE PLLOÇE

Kryeministri Edi Rama ka mbikqyrur nga afër të hënën ndërtimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, pjesë e Korridorit Tiranë-Korçë (Korridori VIII). Projekti mbi 43 kilometra dhe që vlen mbi 152 milion dollarë, është rikonceptuar dhe rivlerësuar. Në projektin fillestar nuk ishte parashikuar asnjë lidhje rrugore mes fshatrave, ndërsa projektit të ri i janë shtuar rreth 120 ura dhe nënkalime. Së bashku me rrugën Tiranë-Elbasan, ky segment ka një rëndësi të veçantë për ekonominë shqiptare, pasi ai do të sigurojë një lidhje më të shpejtë midis Portit të Durrësit, portit kryesor i Shqipërisë dhe vendeve të tjera si Greqia, Turqia, Maqedonia, Bullgaria etj. Ai siguron gjithashtu edhe një zhvillim më intensiv të zonave nga kalon korridori i VIII-të, veçmas turizmit.