KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Shishtavec
Rama në Shishtavec

Rama në Shishtavec

“Reformat janë fokusi i punës së qeverisë”, u shpreh kryeministri Rama gjatë një takimi në Shishtavec. Reformat janë të domosdoshme për të bërë atë që nuk është bërë për 25 vjet, por janë dhe rruga e duhur drejt Bashkimit Europian, theksoi Rama.

Ndërsa shqetësimeve të banorëve Rama iu përgjigj se nuk mund të realizohen të gjitha njëherësh, por theksoi se çështja e pronave duhet të jetë e para për tu zgjidhur, dhe më pas, problematikat e tjera.

Kryeministri foli më tej për rritje pagash e pencionesh për vitin 2017, pa prekur nivelin e borxhit, por duke e ulur atë me të paktën 1%.