KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Shkodër: Nuk ka duhet qeveri teknike, na duhet vettingu

Rama në Shkodër: Nuk ka duhet qeveri teknike, na duhet vettingu

Në ditën e 14-të të protestës së opozitës së djathtë e cila po kërkon largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, kreu i qeverisë përsëriti vendosmërinë për të çuar vendin në zgjedhjet e 18 qershorit dhe ndërmarrjen e reformës në drejtësi. Zoti Rama i bëri deklaratat e tij gjatë një leksioni të hapur në Univeristetin e Shkodrës Luigj Gurakuqi. “Për çfarë na duhet qeveria teknike?” pyeti ai duke konsideruar si një kërkesë pa bazë. “Ne na duhet vettingu!” këmbënguli zoti Rama. Ai tha se Reforma në drejtësi dhe vettingu, nuk janë për Partisë Socialiste apo për qeverinë, por të gjithë shqiptarët dhe për brezat që do të vijnë. Ashtu si në Elbasan edhe në Shkodër zoti Rama u prit nga disa protestues me parulla kundër tij.