KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Në shtator ulet tatimi i rivlerësimit të pronës
edi rama, pronat, taksa, kompensim

Rama: Në shtator ulet tatimi i rivlerësimit të pronës

Kryeminsitri Edi Rama në një postim në Facebook njofton uljen e tatimit për pronën, nga 15 % në 2 % për individe dhe 3 % për bizneset duke nisur nga 1 Shtatori. Individët do të pagujnë për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme vetëm 2 % të differencës së shumës me rivlersimin e mëparshëm, ndërsa bizeset do të paguajnë 3 % të differencës së vlerës së rivlerësuar. Rama shkruan: “Ja një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e rilindjes së ekonomisë familjare si bazë për rilindjen e ekonomisë kombëtare. Përfitoni nga kjo masë e re lehtësuese e reformës së thellë fiskale, për të rritur vlerën e pronës suaj duke paguar shumë më pak se më parë.”