KRYEFAQJA » LAJME » Rama në “Skai”, Demokracia e re kërkon strategji për marrëdhëniet me Shqipërinë
Rama në "Skai", Demokracia e re kërkon strategji për marrëdhëniet me Shqipërinë

Rama në “Skai”, Demokracia e re kërkon strategji për marrëdhëniet me Shqipërinë

Intervista e kryeministrit Edi Rama në televizionin grek “Skai” mbrëmjen e së martës, ka ngjallur menjëherë reagime të politikës dhe medias greke.

Nga politika greke reagimi i parë vjen nga partia Demokracia e Re, e cila kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të ngritur një strategji të unfikuar të forcave politike për marrëdhëniet me Shqipërinë. Kjo parti kërcënon si rrezik përmendjen nga kryeministri Rama të pronave të çamëve.

Gazeta e madhe “Kathimerini” në edicionet e saj greqisht dhe anglisht, në faqen e parë, ka nxjerrë si titull “Rama përsërit pretendimet e komunitetit çam”. “Nuk është irredentizëm t’u thuash njerëzve dhe fëmijëve tanë se ku kanë jetuar shqiptarët dhe se është një krahinë që quhet Çamëri”, ka cituar gazeta fjalët e zoti Rama. Gazeta shkruan se ndërhyrja e kryeministrit shqiptar Rama në TV grek erdhi pasi Athina dhe Tirana shkëmbyen akuza për shkak të një vendimi për të prishur shtëpitë e 19 familjeve me origjinë greke në qytetin e Himarës. Gazetarët i kanë mëshuar edhe këmbënguljes se kryeministrit shqiptar se tempulli i Panteonit në Akropol u shpëtua nga shaktërrimi falë një shqiptari. Gazeta lajmëron se të martën, kryeministri Cipras përdori një gjuhë të ashpër me homologun shqiptar duke i kërkuar të mos përdorë retorikë nacionaliste, por pa përmendur se çfarë  ka thënë kryemiistri Rama.