KRYEFAQJA » LAJME » RAMA NE TELEFON ME CIPRAS
RAMA NE TELEFON ME CIPRAS

RAMA NE TELEFON ME CIPRAS

Rëndësia e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, në të mirë të të dy popujve atij shqiptar dhe grek, si dhe per rajonin e Ballkanit, ishte thelbi i nje bisede telefonike mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut te tij grek Aleksis Cipras, me kërkesën e kryeministrit shqiptar, lajmërojnë mediat greke. Kryeministri grek theksoi në bisedë se retorika nacionaliste nuk i ndihmon konsolidimit të një klime besimi, të nevojshme për ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe. Në të njëjtën kohë, ai theksoi nevojën për të gjeneruar hapa konkrete dhe rezultate konkrete në bashkëpunimin mes dy vendeve. Ciprasi e quajti mbrojtjen e pakicës greke në Shqipëri si kusht themelor për ecurinë e rrugës evropiane të Shqipërisë, njofton rrjeti ERT. Biseda vjen vetëm pak orë para se televizioni grek “Skai” të transmetojë të martën në mbrëmje një intervistë të gjatë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ku ai ka folur gjerësisht për çështjet që shqetësojnë dy vendet tona. Duke ju përgjigjur shqetësimit të bashkëatdhetarëve për atë se çfarë do të flasi në këtë bisedë, zoti Rama shkruan në Fejsbuk se do të flasi “…për të vërtetat që nuk ka asnjë arsye të prishin punë, përkundrazi janë burimi më i pastër i energjisë së një marrëdhënieje, edhe mes shtetesh fqinj! Ne duam marrëdhënie të shkëlqyera dhe TE BARABARTA me Greqinë, në emër të së shkuarës e të së ardhmes që na lidh si dy popuj fqinjë e partnerë në zemër të Europës” shprehet zoti Rama.