KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Vjenë në samitin “Migrimi përballë rrugës ballkanike”
Rama në Vjenë në samitin “Migrimi përballë rrugës ballkanike”

Rama në Vjenë në samitin “Migrimi përballë rrugës ballkanike”

Kryeministri Edi Rama gjendet në Austri, i ftuar nga kancelari Christian Kern për të marrë pjesë në samitin e organizuar në Vjenë me temë “Migrimi përballë rrugës ballkanike”. Në samit marrin pjesë edhe drejtues të vendeve të tjera të rajonit dhe përfaqësues të Bashkimit Europian. Vitin e kaluar kur rajoni i Ballkanit dhe Europa u ballafaquan me krizën e refugjatëve, më e madhja e viteve të fundit, kryeministri shqiptar deklaroi se Shqipëria është e gatshme për të ofruar zgjidhje për këtë çështje, por ajo nuk mund të hapi kufijtë e saj. Një muaj më parë në Forumin Strategjik te Bled-it në Slloveni, zoti Rama tha se “Muret nuk jane zgjidhja, por nevoja për reformim dhe ndërveprim”. Shqipëria po monitoron me kujdes kufijtë e saj veçanërisht në jug të vendit për të ndërprerë një fluks të mundshëm refugjatësh.