KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Vlorë: Ky është një proces mbresëlënës
Rama në Vlorë: Ky është një proces mbresëlënës

Rama në Vlorë: Ky është një proces mbresëlënës

Dje u zhvillua në Vlorë, procesi i votimit të anëtarësisë së Partisë Socialiste për zgjedhjen e delegatëve në kongresin e partisë, që do të zhvillohet në 19 mars. 8000 zgjedhës votuan për të zgjedhur 44 delegatët që do të përfaqësojnë anëtarësinë e këtij rajoni në kongres. Në qendrën e votimit, procesi u ndoq për pak kohë nga Kryeministri dhe kryetari  i Partisë Socialiste, Edi Rama. Në dalje nga qendra e votimi, zoti Rama e vlerësoi procesin mbresëlënës:
 
“Ky është një proces shumë mbresëlënës. Në rajonin Vlorë-Gjirokastër, pas një pune të madhe për hapjen, riorganizimin, reformimin e strukturës sociale të çdo organizate, sot, mesa duket me një pjesëmarrje të pazakonshme, po votohet për delegatët e kongresit. Partia Socialiste në këtë proces, në afro dy muaj ka zhvilluar mbi 5 mijë procese zgjedhore, procese për organizatat, për kryetarët e organizatave, procese për delegatët dhe do të vazhdojmë me kongresin e partisë, që ka një rëndësi themelore, pasi është një moment kyç për t’i dhënë një shtysë edhe më të fortë reformave, për t’i dhënë një shtysë edhe më të fortë transformimit të gjithanshëm të vendit, duke thelluar operacionin në çdo sektor, për ta çliruar organizmin e vendit tonë nga kanceri i shumë viteve pa shtet, pa reforma, pa institucione dhe pa asnjë sens të drejtimit. Kështu që, ashtu si vendi, edhe Partia Socialiste ka detyrimin që jo vetëm të ecë në drejtimin e duhur, por ta udhëheqë vendin në drejtimin e duhur.”