KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Vuno: Ti kthejmë Bregut të Shqipërisë rrezatimin e humbur
Rama në Vuno: Ti kthejmë Bregut të Shqipërisë rrezatimin e humbur

Rama në Vuno: Ti kthejmë Bregut të Shqipërisë rrezatimin e humbur

Për të dytën ditë me rradhë kryeministri dhe krey socialist Edi Rama, gjendet në qarkun e Vlorës deputeti i të cilit është. Ndërsa të premten paraqiti një nga projektet më ambicioze të infrastrukturës rrugore, rrugën e Lumit të Vlorës, të shtunën ai mori pjesë në prezantimin e projektit “Trashëgimia – Motorr zhvillimi”, hartuar nga Ministria e Kulturës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës.
Sipas zotit Rama “ky program i ri që përfshin Vunoin dhe Dhërmiun e vjetër, është një program rijetëzimi duke ndërhyrë në mënyrë kapilare qelizë më qelizë në të gjitha muret, dritaret, çatitë, për t’i kthyer këtyre dy perlave të Jonit, por edhe të gjithë Bregut të Shqipërisë rrezatimin e humbur në kaq shumë vite braktisje nga ana e shtetit, por edhe largimi i familjeve”. Kryeministri shprehu keqardhjen që situatës së krijuar. “Asnjë shtet në Rajon apo Evropë që do të kishte Vunoin, Dhërmiun, Himarën etj, s’do ja kishte lejuar vetes që për 20 e kusur vite t’i linte në këtë katandi dhe të pranonte të rrënoheshin nën sytë e tij” tha ai. Sipas zoti Rama “Janë rrënuar vepra të jashtëzakonshme të historisë e kulturës sonë. Dimensioni i braktisjes së Kishës së Vunoit ishte kriminal. 110 monumente kulture janë vetëm në zonë e Vlorës dhe shumica e tyre në Vuno, Dhërmi e Himarë”.
Projekti “Trashëgimia – Motorr zhvillimi” synon zhvillimin nëpërmjet restaurimit, konservimit dhe rehabilitimit të vendbanimeve tradicionale të fshatrave të Rivierës shqiptare. Ai synonn edhe rritjen e turizmi dhe për rrjedhojë zhvillimi ekonomik i zones. Autoritetet njoftuan shpalljn e Qendrës Historike të Himarës, fshatit Dhërmi dhe Vuno si dhe u miratua rregullorja për administrimin e zonës së mbrojtur përreth. U prezantua gjithashtu projekti “Rrugëtimi i Besimit”, një udhëtim në kishat e Bregut, ku janë gati projektet e restaurimit për 9 kishat më të rëndësishme.