KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Nga rritja e rrogave përfitojnë 34 660 punonjës arsimorë
Rama: Nga rritja e rrogave përfitojnë 34 660 punonjës arsimorë

Rama: Nga rritja e rrogave përfitojnë 34 660 punonjës arsimorë

Kryeministri Edi Rama  ka përsëritur vendosmërinë e qeverisë së tij për rritjen e pagave veçanërisht në arsim. Gjatë një takimi në Berat me mësues dhe drejtues shkollash të qytetit, zoti Rama tha se arritjet e reformës në sistemin arsimor, kanë mundësuar rritjen e rrogave për mësuesit dhe pedagogët e të gjitha niveleve të arsimit. “Shteti do të vendosi 100 milionë dollarë plus një subvencion për rrogat dhe pensionet ku 18 milionë pre tyre janë vetëm për arsimin” tha zoti Rama. “Ju do keni të njëjtat taksa, sistemi i taksave nuk ndryshon, por do keni një rrogë më të lartë e nga kjo rrogë më e rritur do të përfitojnë 34 660 punonjës arsimor” shtoi ai. “Në pjesën e poshtme rritja do jetë shumë e fortë, në pjesën e punonjësve që hyjnë  tek rrogat minimale. Rrogat e tyre do ti rrisim 35 përqind në të gjithë fashën e rrogës minimale” paralajmëroi më tej kryeministri Rama. “Ne kemi bërë një rritje rrogash në fakt, nëse ju do ta masni me paratë që ju ngelen në xhep e jo me paratë që merrni në bordero, duke e ulur taksën e sheshtë që ishte 10 përqind dhe duke bërë që paratë që mbeteshin në xhepin tuaj pavarësisht se rroga ishte po ajo, por kemi besuar e  besojmë që nuk mjafton. Me këtë nuk po ju them që kjo që do bëjmë mjafton, por po ju them që kjo që do bëjmë i bën mësuesit nga rrogëtarët më të mirëpaguar në Shqipëri” u tha të pranishmëve kryeministri Edi Rama.