KRYEFAQJA » LAJME » Rama nis vizitën në SHBA
Rama nis vizitën në SHBA

Rama nis vizitën në SHBA

Kryeministri shqiptar Edi Rama gjendet për një vizitë zyrtare në Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kulmi i së cilës do të jetë takimi me presidentin amerikan, Barak Obama, por edhe me zëvendësin e tij Xho Baiden.
Të hënën zoti Rama do të takohet me përfaqësues të diasporës shqiptare, ku do të bëjë të njohur projektin ndërkombëtar për Samitin e Parë të Diasporës Shqiptare, i cili parashikohet të mbahet në nëntor të këtij viti në Tiranë.
Vizita e zotit Rama në SHBA, realizohet pas vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Kerri, në Tiranë. Zoti Kerri shprehu mbështetjen e Uashingtonit për Tiranën. ”Ndodhem këtu sepse jemi miq dhe dëshiroj ta theksoj këtë. Jemi aleatë, kemi interesa dhe standarde të përbashkëta” tha zoti Kerri gjatë vizitës së tij disa orëshe në kryeqytetin shqiptar. Ndërkohë deklarimet e tij për ecurinë e Shqipërisë duket se ishin një vlerësim për qeverinë e kryeministrit Rama. “Shqipëria është duke lëvizur në drejtimin e duhur dhe jam besimplotë që ndërgjegjësimi është përqafuar sa i përket legjislacionit për luftën kundër korrupsionit. Më ka bërë përshtypje hartimi i dekriminalizimit. Jam i inkuruajuar nga paketa e reformës në drejtësi dhe dëshiroj të theksoj që kjo është diçka që politika po punon fort që të realizohet. Kjo kërkon mbështetjen e çdo shqiptari. SHBA është këtu në krahun tuaj, por në fund vetëm shqiptarët mund të miratojnë ligjet e duhura dhe të këmbëngulin për zbatimin e tyre” tha zoti gjatë vizitës së tij zoti Kerri.
Në fokusin e bisedimeve pa dyshim vend kryesor do të zeri angazhimi i përbashkët amerikano-shqiptar për luftën kundër terrorizmit, mbrojtjen e paqes dhe sigurisë botërore.