KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Nuk do të hapim kufijtë, por jemi gati të marrim pjesën tonë të përgjegjësisë
Rama: Nuk do të hapim kufijtë, por jemi gati të marrim pjesën tonë të përgjegjësisë

Rama: Nuk do të hapim kufijtë, por jemi gati të marrim pjesën tonë të përgjegjësisë

Kryeministri socialist Edi Rama shprehu gadishmërinë e Shqipërisë për të qënë pjesë e planit europian për zgjidhjen e krizës së refugjatëve. Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp me shefen e diplomacisë europiane Frederica Mogherini, e cila ndodhet prej pak orësh për vizitë në Tiranë, zoti Rama tha se “Nga ana jonë do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka na takon. Do të përballojmë dhe krizën e rëndë të refugjatëve. Shqipëria është vend i voglë, por asnëjherë nuk i ka bërë bisht përgjegjësisë së vet në çdo sfidë. Jemi besnik ndaj vlerave e parimeve të Europës. Mbetemi të gatshëm të marrim pjesën tonë edhe në këtë sfidë, por jemi të vetëdishëm  se nuk mund të shpëtojmë të vetëm botën. Nuk do të hapim kufijtë dhe nuk do të ngremë muret! Jemi gati të bashkëpunojmë të marrim pjesën tonë të përgjegjësisë brenda një plani të përbashkët europian” tha kryeministri shqiptar Edi Rama.