KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Nuk ka asnjë pengesë për njohjen e diplomave për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
rama-me-shqiptaret-e-lugones-se-presheves

Rama: Nuk ka asnjë pengesë për njohjen e diplomave për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Nuk ka asnjë pengesë për njohjen e diplomave për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët kanë studiuar në Shqipëri dhe Maqedoni. ” Këtë ka pohuar kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit të tij në Serbi, ku ka pasur takime me përfaqësues të Luginës së Preshevës, por edhe me kryeministrin serb Vuçiç, për të bërë një analizë të zhvillimeve pozitive në këtë zonë.

Është një fakt pozitiv dhe nuk ka diskutim që është një hap i rëndësishëm përpara, zhvillimi me diplomat. Tanimë nuk ka asnjë pengesë me njohjen e diplomave dhe kjo, siç edhe dëgjova, shënon dhe një hap në drejtim të ndërtimit të një besimi reciprok për të bashkëjetuar sa më normalisht. Patjetër që është e domosdoshme të zgjidhet problemi i teksteve, ku ka një vullnet pozitiv, por duhen adresuar disa çështje në aspektin teknik.”

Riza Halimi, deputet i Preshevës, u shpreh: “Por ka nevojë për një përshpejtim të këtij procesi që të rinjtë tanë që kryejnë studimet në Tiranë, në Tetovë, në Shkup, të kenë mundësi të punojnë sa më shpejt.”

Kryetarët e komunave të Luginës së Preshevës kanë përmendur edhe nevojat bazike për kopshtet, çerdhet, mjediset sportive të shkollave, ndërsa kryeministri Rama përmendi binjakëzimin e komunave në Luginë me disa nga bashkitë tona.

“Patjetër që ka vend për të bërë më shumë, por më vjen mirë që në bisedën kokë më kokë me Kryeministrin Vuçiç pashë një njeri shumë të predispozuar për të adresuar një nga një të gjitha problematikat që kërkojnë jo thjesht vullnet politik, por dhe zgjidhje nga pikëpamja teknike dhe administrative”.