KRYEFAQJA » LAJME » Rama opozitës: Nëse nuk votoni Reformën në Drejtësi do të humbni më thellë
Rama opozitës: Nëse nuk votoni Reformën në Drejtësi do të humbni më thellë

Rama opozitës: Nëse nuk votoni Reformën në Drejtësi do të humbni më thellë

Kryeministri socialist Edi Rama, ka paralajmëruar opozitën e djathtë se nëse nuk do të votojnë Reformën në Drejtësi, humbja e tyre në zgjedhjet e ardhshme do të jetë më e madhe. “Sado të rrotullohen e rrotullohen ata të qeverisë së vjetër, sado varka të marrin nga Venecia, të shkojnë nga Tirana në Venecia dhe të bëjnë fut kokën e nxirr kokën nga uji, do të vijnë dhe o do të votojnë reformën në drejtësi, o pastaj ato 1 milion shuplakat e dy viteve e gjysmë më parë do t’u duken përkëdhelje në raport me ato të tjerat që do të marrin në zgjedhjet e ardhshme” tha zoti Rama gjatë një takimi në Tiranë me anëtarë të rinj dhe simpatizantë të PS. Kreu i maxhorancës së majtë tha se “Reformën në drejtësi e ka përcaktuar si domosdoshmëri jo vetëm koha, por edhe vullneti sorvan i shqiptarëve”. Duke ju referuar raportit të fundit të Komisionit të venecias zoti Rama tha se mbyti shumë nga ankesat e të djathtëve.
Deklarimet e zotit Rama vijnë ndërsa kreu i PD Lulzim Basha, në krye të një delegacioni të opozitës prej disa ditësh ndodhet në SHBA. Në takimet intensive zoti Basha ka deklaruar se Shqipëria ndodhet para sfidave te medha, të largojë të inkriminuarit nga politikbërja dhe administrata, si dhe të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme për rikthimin e shpresës në vend.