KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Ose do ta shembim këtë sistem nga themelet, ose nuk do të votojmë asgjë!
Rama: Ose do ta shembim këtë sistem nga themelet, ose nuk do të votojmë asgjë!

Rama: Ose do ta shembim këtë sistem nga themelet, ose nuk do të votojmë asgjë!

Kryeministri socialist Edi Rama, vazhdon të këmbënguli në miratimin e Reformës në Drejtësi, i cili sipas tij duhet të shembi nga themelet sistemin aktual. Duke folur të martën në një konferencë për shtyp zoti Rama,  ka hedhur poshtë deklaratën e një ditë më parë bërë nga kreu i opozitës Basha, se ka pranuar variantin e vendeve të rezervuara.  “Në fakt ne as i kemi pranuar as i pranojmë vendet e rezervuara, por ofrojmë gadishmëri për të ofruar një zgjidhje për të përfshirë opozitën me përzgjedhje të kuvendit të asaj pjesë të KLGJ” tha zoti Rama. Ai tha se procesi i vetingut, apo vlerësimi etiko-profesionale i gjykatësve dhe prokurorëve duhet të jetë i pavarur. “… nëse në barkun e atyre që nuk e duan reformën ka lloj lloj lepujsh, lepuri më i madh është makthi nga vetingu, e cila do të vendosë se kush do të vazhdojë të paguhet me taksat e shqiptarëve dhe kush duhet të zhvishet  përgjithmonë” tha kryeministri. Për zotin Rama “Pa një radiografi të pavarur dhe pa përjashtuar njëherë e mirë prokurorët dhe gjykatësit që janë fryrë duke vrarë padrejtësinë kjo nuk është më reformë në drejtësi”. Kryeministri sulmoi sërisht opozitën kur tha se “PD nuk është se  thjeshtë i trembet reformës në drejtësi, por PD nuk do ta prishë vëllazërinë me prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar, të cilët i ka përdorur dhe i përdor për qëllimet e veta”. “Nëse PD e do reformën, bujrum, e ka të thjeshtë mjafton të votojë reformën dhe duke pranuar mos fusë duart e veta në procesin e radiografimit të gjykatësve dhe prokurorëve” përsëriti zoti Rama ftesën e tij. Por ai tha se “vetingu do të jetë vija e kuqe e pakapërcyeshme”. “O do bëjmë reformën në drejtësi dhe ta shembim këtë sistem nga themelet, ose nuk do të votojmë asgjë të ngjashme që nuk garanton këtë qëllim të madh dhe që nuk garanton që në harkun e 10 viteve kur normalisht kemi ambicjen që Shqipëria të jetë anëtare BE” tha i vendosur kryeministri socialist Edi Rama.