KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama: Paga më e ulët rritet në 37.5 mijë lekë!
Rama: Paga më e ulët rritet në 37.5 mijë lekë!

Rama: Paga më e ulët rritet në 37.5 mijë lekë!

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka premtuar një përmirësim të dukshëm të pagave në administratën shqiptare duke filluar nga 1 marsi i vitit të ardhshëm. Gjatë takimi me punonjës të administratës publike, duke folur për modernizimin e saj, të zoti Rama tha se paga minimale do të bëhet 375 mijë lekë të vjetra, nga 220 që është aktualisht. “Ne kemi pagën më të ulët në shtet sot për gjithë shërbimet mbështetese, e kemi 220 mije lekë të vjetra. Me këtë paketë e çojmë pagën më të ulët në shtet 375 mijë lekë të vjetra! A është mjaft? Nuk është mjaft! Po a është shumë më tepër për njerëz rropaten për të krijuar kushtet higjenike, logjistike të punës në administratë prej nuk mbahet mend se kurrë me 220 mijë lekë të vjetra” tha zoti Rama. Kryeministri shqiptar përsëriti se pagat mesatarisht do të rriten 7 përqind, por për pagën më të ulët kjo rritje shkon në 36 përqind. Sipas zotit Rama principi i kësaj mase të qeverisë nuk është përfitimi i pagave të ulta dhe jo atyre të  larta. “Unë që nuk marr asnjë qindarkë më shumë rritje, as ministri i Financave, as deputetët. Pra ne që marrim më shumë nuk duhet të fitojmë asgjë nga kjo rritje. Ju që merrni më pak do fitoni më shumë dhe ky është principi” tha zoti Rama.