KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama parlajmëron doganat
Rama parlajmëron doganat

Rama parlajmëron doganat

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar punonjësve të doganave të rritin performancën në punë, pasi në të kundërt do të merren masa, bëjnë të ditur burime mediatike. Paralajmërimet e tij zoti Rama i bëri gjatë analizës së vitit 2015 dhe parashikimeve për vitin 2016. Doganat shqiptare mbeten një sektor delikat i ekonomisë shqiptare. Ecuria e tyre vazhdon të ketë luhatje nga viti në vit. Pas disa rezultateve të kënaqshme gjatë vitit të parë të qeverisjes socialiste, sërisht niveli i të ardhurave të doganave  nuk është ai i pritshmi. Gjatë vitit 2015, doganat kanë shfaqur nivele të larta të mosrealizimit të planit. Sipas statistikave fiskale të publikuara nga Ministria e Financave, administrata doganore arkëtoi 9.5 miliardë lekë më pak se plani. Autoritetet doganore kanë paraqitur arsyet, sipas tyre një sërë faktorësh objektivë dhe konjukturash ndërkombëtare, të cilat nuk mund të parashikoheshin dhe nuk mund të ndalohshin. Qeveria ka ndërruar disa herë pjestarë të ekipit drejtues të doganave, për ti dhënë sikurse thuhet impuls të ri punës. Por nga ana e saj opozita i ka quajtur këto rezultate si pasojë e rritjes së nivelit të korrupsionit nga ana e qeverisë. Ajo vazhdon të bëjë përgjegjës për situatën kryeministrin Rama dhe anëtarë të tjerë të kabinetit.