KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Pavarësia e universiteteve është themeli i funksionimit të tyre
_rama-

Rama: Pavarësia e universiteteve është themeli i funksionimit të tyre

Kryeministri Edi Rama, një ditë përpara zgjedhjeve në universitete, konfirmoi qëndrimin e pandryshuar të qeverisë se pavarësia është në themel të funksionimit të tyre. Duke dënuar ngjarjen e pak ditëve më parë, ku pati kërcënim për terheqjen nga gara të dy konkurentëve, zotti Rama tha se PS nuk mbështet asnjë kandidaturë në këto zgjedhje. Kryeministri i bëri këto deklarata nga Korpusi qëndror i Universitetit të Tiranës, në krah të rektorit Jorgaq Kacani dhe Ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ndërsa inaguruan godinën e re. Një tjetër premtim morën studentë dhe pedagogët në këtë ditë; rikonstruksionin e dy godinave ekzistuese. Të mërkurën, në 20 prill, në të gjithë universitetet e vendit do të votojnë për të zgjedhur strukturat drejtuese të tyre.