KRYEFAQJA » LAJME » Rama : “PD ju nënshtrua vullnetit të shqiptarëve për të votuar reformën”
Rama : "PD ju nënshtrua vullnetit të shqiptarëve për të votuar reformën"

Rama : “PD ju nënshtrua vullnetit të shqiptarëve për të votuar reformën”

Kryeministri Edi Rama e konsideroi “Moment lehtësimi për të gjithë shqiptarët” vendimin e PD të opozitës për të bashkuar votat për të miratuar Reformën në Drejtësi. “PD ju nënshtrua vullnetit të shqiptarëve për të votuar reformën” tha ai në një dalje për mediat një orë pasi kreu i opozitës Basha bëri deklaratën. Zoti Rama premtoi se “Do ti hapim rrugë revolucionit në drejtësi” ndërsa tha se “Reforma garanton luftën kundër korrupsionit”.  Megjithatë kreu i socialist nuk nguroi sërisht të kritikonte opozitën duke thëne se ajo mbajti peng procesin. Duke ju referuar deklaratës së komisionerit Hahn, të cilin opozita e komentoi si një mbështetje ndaj saj, zoti Rama tha se “vija e kuqe ishte aty dhe do të mbetet aty”. “Deri dje drafti anatemohej si komblot ndaj Shqipërisë” tha jo pa ironi ai.