KRYEFAQJA » LAJME » Rama : PD të bëjë detyrën, pa 7 ligjet Brukseli nuk i hap negociatat
Rama : PD të bëjë detyrën, pa 7 ligjet Brukseli nuk i hap negociatat

Rama : PD të bëjë detyrën, pa 7 ligjet Brukseli nuk i hap negociatat

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me doza ironie pasi zyrtarë të opozitës deklaruan se ende nuk i kishin lexuar ligjet që shoqërojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese. “E bojkotuan me muaj të tërë Komisionin e Reformës në Drejtësi dhe tani thonë s’kemi lexuar as projektligjin e Vetingut të gjykatësve e të prokurorëve, as 6 ligjet e tjera bazë për fillimin e zbatimit të reformës!” shkruan zoti Rama në rrjetet sociale. “Ankohen se një dorë e zezë po prish konsesusin, sepse u kërkohet thjesht të bëjnë detyrën dhe të vijnë në komision për të mbyllur sa më parë ligjin kyç, pa të cilin Brukseli nuk i hap dot rrugë rekomandimit për hapjen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë!” shton më tej zoti Rama. Sipas tij këto janë “akuza qesharake direkte apo të nënkuptuara, kundër një komploti që e paskan shpartalluar me fuqinë imagjinare të një konsensusi, të cilin në fakt e dhanë (kur u ça muri shurdh i Shqupit e ishin bërë 94 votat e nevojshme) mu në zgripin e humnerës së pasojave të rënda, politike e personale, që i prisnin në raport me SHBA e BE, pas 21 korrikut, të gjithë ata që do votonin kundër reformës”.