KRYEFAQJA » LAJME » Rama për arsimin profesional
"një përgjigje shembullore për gjithë politikanët dhe shkarrashkruesit e kazanit"

Rama për arsimin profesional

Kryeministri Edi Rama vazhdon të këmbënguli se zhvillimi i arsimit profesional mund të sjelli një reduktim të papunësisë në vend. Në tryezën “Arsimi profesional, sfidat dhe cilësia”, zoti Rama tha se “Nëse arsimi profesional nuk do ishte braktisur 25 vite më parë sot në të gjitha ndërmarrjet nuk do kishte vende të lira pune që nuk mbushen dot për shkak të mungesës së krahut të kualifikuar të punës”. Duke ju referuar modelit gjerman që qeveria shqiptare synon të implementojë, zoti Rama tha se arsimi profesional është një mundësi tjetër për më të mirët.