KRYEFAQJA » LAJME » Rama për letrën e Bashës: Nuk merret vesh cila është në fakt përgjigja për ftesën!
Rama për letrën e Bashës: Nuk merret vesh cila është në fakt përgjigja për ftesën!

Rama për letrën e Bashës: Nuk merret vesh cila është në fakt përgjigja për ftesën!

Kreu i PS dhe kryeministri Edi Rama ka reaguar me habi ndaj përgjigjes që kreu i opozitës Lulzim Basha, ju përgjigj ftesës së tij për organizimin e një forumi të përbashkët. “Ju lutem më thoni nëse jam unë gabim apo ka diçka që nuk shkon fare në përgjigjen në fjalë! Sepse më ngjan që letërshkruesi është përpjekur të thotë shumë gjëra njëherësh, po si përfundim nuk merret vesh cila është në fakt përgjigja për ftesën(?!).
Po? Jo? Ndoshta po ndoshta jo? As po as jo? Apo thjesht asgjë?” shkruan zoti Rama në rrjetin social Fejsbuk. Duke spjeguar sërish në pak fjalë ftesën e tij zoti Rama shkruan se “Në ftesën tonë, kemi qenë shumë të qartë që nuk imponojmë asgjë (natyrisht as nuk mund të na imponohet kurrëgjë). Dëshirojmë një forum dialogu konstruktiv dhe konkret, me axhendë çështjesh të dakordësuar 100%. Do të ishte shumë mirë të ndodhte për arsyet që kemi thënë, por ndërkohë ndodh s’ndodh, ne vazhdojmë me përkushtim punët tona në çdo drejtim. Për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër. Njerëzit na gjykojnë të gjithëve!” përfundon mesazhi në Fejsbuk i kreut socialist dhe kryeministrit Rama.